Sulmuesi më i mirë anglez, Harry Kane, ka treguar vetën duke shënuar dy gola për Anglinë në ndeshjen e parë në kampionatin botëror Rusia 2018.
Ishin këto dy gola të Kane që ia siguruan fitoren Anglisë kundër Tunizisë me rezultat 2-1.
Kane fillimisht shënoi në minutën e 11, por më pas për Tunizinë, barazoi Ferjani Sassi nga pika e bardhë në minutën e 35.
Por, ishte përsëri Kane që në minutën e parë të lojës shtesë shënoi me kokë, për rezultatin përfundimtar.
Kështu Anglia e nis këtë kampanjë me fitore.