Harry Kane merr lajm shumë të hidhur

Harry Kane do të mungojë të paktën dy muaj pasi i ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, në humbjen e Tottenhamit ndaj Manchester Unitedit të dielën në Londër.

Marketing

Spurs kanë konfirmuar të martën pasdite se Kane nuk do të jetë në gjendje të stërvitë përsëri deri në fillim të muajit mars, prandaj ai nuk ka mundësi të luajë deri në fund të atij muaji, transmeton Gazeta Express.
“Pas vlerësimeve preliminare, mund të konfirmojmë se Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, në ndeshjen e së dielës”, thuhet në komunikatën e Tottenhamit.
“Ai do të vazhdojë të monitorohet nga stafi ynë mjekësor gjersa e nis rehabilitimin dhe pritet të kthehet në stërvitje në fillim të marsit”.

Mungesa e tij do ta lërë Mauricio Pochettinon pa opsione në sulm, pasi edhe Son Heun-Min do të mungojë në pesë ndeshjet e ardhshme sepse do të luajë për Korenë e Jugut në Kupën e Azisë.

Kane do të mungojë në të dy ndeshjet e Tottenhamit kundër Dortmundit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, si dhe në gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Chelseat.