Harry Kane tregon pse e la Tottenhamin për Bayernin

Kapiteni i kombëtares së Anglisë, Harry Kane ka shpjeguar se pse u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayernit.

Marketing

“Bashkimi me këtë klub ishte të provoja të fitoja Ligën e Kampionëve dhe unë kam një shans të mirë për të fituar ,e ta. Sigurisht që para është një rrugë e gjatë për tu bërë, por perspektiva për ta fituar atë në Wembley do të ishte e mahnitshme për mua personalisht.”

Gjatë konferencës për shtyp që dha në Mynih, Kanë tha se mezi pret të përshtatet në një ligë të re për të.

“Natyrisht që e kalova gjithë karrierën time, gjithë jetën time në Angli dhe në Premier League, kështu që mund të duhet paksa përshtatja për t’u mësuar me një ligë të re dhe për të luajtur me ekipe të ndryshme”.

Transferimi i Harry Kane u kompletua dje te Bayern Munichu, ndërsa ylli anglez arriti ta bëjë edhe debutimin e tij për kampionatin gjerman në Super Kupën gjermane. Kane debutoi si lojtar i Bayernit në humbjen turpëruese 3:0 të Bayernit ndaj Leipzig.