Harry me një fjalim prekës pas largimit nga pallati mbretëror

“Vendimi s’ishte i lehtë, por s’kishte opsion tjetër..” Duka i Sussex ka shprehur trishtimin e tij rreth vendimit për të hequr dorë nga titujt mbretëror.

Marketing

Duke iu drejtuar të pranishmëve në një darkë private në Londër, Harry tha: “Ne shpresonim t’i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike. Por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur”. Tha se këtë vendim nuk e kishin marrë me lehtësi, por nuk kishte opsion tjetër.

Duke iu drejtuar të pranishmëve si Harry, u shpreh se ai e gjeti ‘dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar për gjithë jetën’ me Meghan.

“E di se ju keni arritur të më njihni mirë këto vite dhe të besoni se gruaja që e zgjodha për të qenë bashkëshortja ime posedon të njejtat vlera si unë. Dhe i posedon”, tha ai. Tha se të dy u munduan maksimalisht për vendin.

“Për këto arsye, ndjehem shumë i pikëlluar se puna erdhi deri këtu”, u shpreh më tej ai. “Vendimi që kam marrë për mua dhe gruan time nuk ishte i lehtë, por s’kishte opsion tjetër”, tha më tej Harry. Para dy ditësh pallati Buckingham njoftoi se princi Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të mbretëror dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore.