Hartimi i buxhetit të komunës,Dehari në takim me qytetarët

Hartimit të Buxhetit të Komunës së Kërçovës i paraprijnë takimet me banorët e Bashkësive lokale që gravitojnë në Kërçovë për të qenë më afër qytetarit të cilit i mundësojmë të jetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në sjelljen e vendimit, përkatësisht Buxhetit të komunës. Kemi filluar nga fshati Kollarë, Zajaz Xhuma, Cërvicë për të vazhduar në Drogomisht të Madh dhe Drogomisht të Vogël, duke planifikar vizita edhe në vendbanime tjera për t’u njoftuar nga afër me problemet e qytetarëve dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkët. Për premtimet tona, do të planifilohen mjete financiare në Buxhetin e vitit 2020-të të cilat më pastaj do të rrumbullakësohen në projekte konkrete. Nga takimet e realizuara, jemi dakorduar me të gjithë banorët që NP “ Komunalec “ udhëhequr nga Drejtori Zenel Jonuzi të jetë prezente në çdo fshat për një ambient më të pastër jetësor dhe për të grumbulluar mbeturinat nëpër çdo amvisëri.
Viti 2020 shpresojmë vendbanimet tona t’i gjejë me shkolla më të rregulluara, infrastrukturë më të përmirësuar, finalizim të kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe plotësimin e shumë nevojave tjera për qytetarët, duke filluar nga hapja e vendeve të reja të punës, ndërtimin e zonave biznesore, hartimin e strategjisë për parandalimin e largimit të të rinjëve, shfrytëzimin e fondeve nga BE, IPA dhe IPARD për hapjen e bizneseve, rritjen e mjeteve financiare për masën e vetëpunësimit e cila është realizuar disa vjet radhazi nga Komuna e Kërçovës e që ka dhënë efektet e pritshme.
Vazhdojmë gjatë ditëve me takimet.
Lista e kërkesave ngelet e hapur. Vendimin e sjellni Ju.
Qytetari në vendimmarrje, synim parësor i punës sonë.

Marketing