Hasani: 72 % e qytetarëve vlerësojnë që niveli korruptiv ka shënuar rritje në komunën e Gostivarit – FAKTE

Gostivar, me 06 Shkurt – 2021
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, përmes një komunikimi me
opinionin publik, ka denoncuar dhe njëkohësisht ka demantuar kreun e komunës së Gostivarit, rreth nivelit të korrupsionit në këtë komunë.

Marketing

Duke u mbështetur tek të dhënat e hulumtimit të opinionit publik të organizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI), Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani ka vënë në dukje që madje 72 % e qytetarëve të Gostivarit vlerësojnë që niveli korruptiv ka shënuar rritje në komunën e Gostivarit.

Deklarata integrale:
Të dashur qytetarë! Duke iu referuar hulumtimit të fundit nga” Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI), nëpërpjekje për të dëshmuar edhe nje sukses, kreu aktual i Komunes së Gostivarit paraqet komunën tonë me nivel më të ulët të Korrupsionit në krahasim me katër komuna të tjera, por e vërteta qëndron tërësisht ndryshe dhe dështimi mbulohet me një tjetër të pavërtetë.

Në një nga grafikonët e organizatës në fjalë nëpyetjen: – “Sa është rritur korrupsioni në komunën tuaj?”, qytetaret e Gostivarit vleresojne që niveli korruptiv është rritur në 72%,
dhe ne sikurse bashkëvendasit tanë, vlerësojmë që kjo përqindje është rritur në tre vitet e fundit. Se ky përceptim është i drejtë, në vazhdim do të paraqesim dëshmi konkrete.

Po prezantojmë vetëm disa nga tenderët skandalozë të bërë për punë të parealizuara;

derdhje mjetesh financiare firmave të ndryshme për shërbime fiktive; investime që përsëriten pas përfundimit të punëve ose pa u realizuar shërbimi.

Si është e mundur që kreu i komunës tëpromovojë asfaltim të rrugës në gjatësi prej 460 metrash, kurse në terren janë realizuar 400 metra? Ku perfunduan 60 metra asfalt që janë paguar nga buxheti i komunës. A nuk është ky rast korruptiv dhe kriminalitet?

(Rruga ndodhet në Banjicë të Poshtme, pranë varrezave dhe mund të verifikohet
lehtësisht nga kushdo qoftë).

Para një periudhe shumë të shkurtër, komuna realizoi një aksion për mbushjen e gropave në rrugët e qytetit, por pa kaluar disa ditë gropat u kthyen në gjendjen e mëparshme. Harxhohen paratë e taksapaguesve për t’u asfaltuar gropat e në realitet mbushen me rrërë. Ky rast, a nuk është keqmenaxhim i parasë publike dhe a nuk lëdyshim për korrupsion klienalizëm?

Për rrënimin e objekteve pa leje, komuna e Gostivarit me date 07.08.2019, lidh kontratë me vlerë prej 2 milion e 360 mijë denarësh, kurse në llogari të firmës derdhen 4 milion e 93 mijë denarë. Është tejkaluar edhe shuma e kontratës, kurse i gjithë opinioni publik e di që që asnjë objekt i egër nuk është rrënuar. Ky rast a nuk flet per korrupsion dhe mafi urbane njëkohësisht ? A nuk është korrupsion që edhe kur nuk kemi borë, të bëhen pagesa për pastrim të borës me vlerë prej 7 milion e 663 mijë denarësh në dy vitete fundit? Përgjigje ka. Kjo është hajni klasike.

Komuna e Gostivarit porosit anketë fiktive për hulumtim në terren të opinionit publik.
Harxhon 270 mijë denarë për asgjë. Keqpërdorim klasik, ndryshe nuk mund të quhet. Është kështu, sepse Kryetari i komunës pagoi për 3 vjet pothuaj 50 mijë euro për dreka dhe darka nëpër restorante, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, tani edhe asfalti ka
përfunduar tek të pangopurit.
Është kështu, sepse ndodhin haraçe marramendëse nëpër korridoret e komunës, ku një bandë pas tjetrës zhvasin xhepat e qytetarëve.

Është kështu sepse Sektori i Urbanizimit është transferuar në ekip mobil në terren për zhvatje të qytetarëve të Gostivarit. Ku jane paratë, paraqiten ata.

Këto faktet flasin për një vetëqeverisje lokale të dështuar, të korruptuar dhe peng i bandave kriminele që zhvatin arkën e saj për të mbushur xhepat e tyre dhe për të financuar aktivitetin politik të subjektit të tyre politik.
Padrejtësisht, paratë e qytetarëve të Gostivarit për tre vite me radhë, keqpërdoren për të paguar qiratë e selive partiake gjithandej shtetit. Komunën e Gostivarit e kanë shndërruar në “Wester Union” për partinë e tyre dhe Ndermarrjet Publike në “Moneygram” për aktivistet e vet jo vetëm nga Gostivari.
Të gjitha këto të thëna nga ana jonë dhe të gjitha ato të bëma nga ana e tyre,
dëshmojnë që komuna e Gostivarit është në duart e bandave. Por, kjo nuk do të zgjase edhe shumë. Edhe shtatë muaj, në Gostivar do të merr fund dukuria e hajnisë dhe kriminalitet që u konfirmua edhe nga anketa me qytetarët. Përgjigjen do ta marrin nga qytetarët e Gostivarit. Ju faleminderit!

Me respekt:
Bashkim Hasani, Kryetar
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar

 

https://www.facebook.com/aktuale.mk/videos/2813608428967200/

Marketing