Hasani demanton Ganiun

Muharrem Hasani, kandidati për kryetar i Degës së BDI-së në Butel, ka demantuar ta ketë kërcënuar me jetë dhe ta ketë fyer kryetarin e Çairit, Visar Ganiu, ndërsa ka shprehur “keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë”.

Marketing

Ndryshe, sonte, kryetari i Çairit, njëherësh pjesë e Grupit të Zjarrit, ka denoncuar në polici se pikërisht Hasani e ka kërcënuar dhe e ka sharë atë.

Demanti i plotë i Muharrem Hasanit:
I indinjuar që njerëzit, të cilët kanë përfituar gjithçka nga Ali Ahmeti dhe BDI, me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë neve ndër vite, janë tjetërsuar dhe po dalin kundër çdo gjëje që kanë mbështetur për 21 vite me rradhë, ndërkohë që tash – përnjëherë, kundërshtojnë dhe shpifin për ata, nga të cilët kërkonin mbështetje në çdo cikël zgjedhor.

I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, I DEMATOJ në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime.

Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë.

Shpifjet dhe njolloset qofshin në nderin e tyre, nëse ju ka mbetur pak ndër!

P.S. Deklarata e Visarit se, qenkam i zgjedhuri i Ali Ahmetit për Degën e Butelit, më nderon, megjithëse vjen nga një person që s’ka më pikë nderi!