Hasani: Shkurtojeni luksin, jo pagat e administratorëve

Shkurto nga luksi i institucioneve, tenderat me vetura, nga dreka-darkat e planifikuara… Nuk pushojnë reagimet kundër propozimeve të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për shkurtimin e pagave te administratës, konkretisht uljen e rrogave në vlerën e 14.000 denarëve, aq sa është paga minimale. Reagimi i radhës vjen nga Muharrem Hasani, shef i kabinetit të drejtorit të Fondit Pensional dhe Invalidor në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Statusi i plotë i Muharrem Hasanit:
Vendosja e “gjendjes se jashtëzakonshme” sipas jush, ishte mundësi për qeverinë për tu ballafaquar me koronovirusin, si dhe me pasojat ekonomike. Tashmë kur çdo vendim i Qeverisë, që ka fuqinë e ligjit, dëshironi të prekni rrogat e administratorëve dhe funksionarëve! Duke pasur prasysh që ka kaluar Buxheti dhe çdo institucion ka planifikuar mijëra euro për blerjen e veturave, udhëtimeve zyrtare brenda dhe jashtë shtetit, mijëra euro për dreka dhe darka, ju daljen nga kriza e gjetët duke u shkurtuar rrogat administratorëve të shkretë, që dikush ruan familje dhe atë më shumë se 5 anëtarë. Tashmë, me fuqinë që keni dhe kur mundeni me një vendim t’ua merrni institucioneve mjetet e planifikuara për luks, ju dëshironi të merrni nga xhepi i popullatës!
Ju, z.Zaev për momentin je vetëm një kryetar partie dhe asgjë tjetër!

Keni parasysh se tani po afrohet edhe muaji i shenjtë i Ramazanit dhe mjetet financiare janë të nevojshme për gjithsecilin.

Dhe PO, tani është momenti i solidaritetit, por jo duke marrë nga populli i varfër dhe nga administratorët, të cilët edhe në këtë gjendje krize shkojnë në punë. Nëse kjo ndodhë dhe shkurtohen pagat e administratës (edhe mësuesve), është gabimi më i madh që bën kjo Qeveri teknike.

Kjo gjithçka mund të jetë, vetëm zgjidhje e problemi jo.
Edhe njëherë them se të gjithë jemi për solidaritet në këtë kohë, por jo solidariteti të jetë vetëm nga ana e qytetarëve pa u prek paratë dhe buxhetet e planifikuara për lukse!
Nuk është koha për marketing politik, ndalni punimet nëpër rrugë dhe projektet që keni pas për fushatë politike.

Marketing