Sonte, në mbledhje të përbashkët mes Kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të Kryesisë Qendrore dhe funksionarëve lokal e qendror, dega e Bashkimit Demokrat për Integrim – BDI në Gostivar me unanimitet të plotë ka zgjedhur Bashkim Hasanin Kryetar të Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të Tetorit.
Pasi fitoi besimin e strukturës së partisë, Kryetari i Shtabit Zgjedhor Lokal, Bashkim Hasani u shpreh që: “Pikërisht sot kur u shpall mbajtja e zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit, BDI si subjekt politik me padurim hynë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Gostivarit, me bindje të palëkundur për fitore të padiskutueshme”.
Hasani tha që Kryetari aktual i komunës së Gostivarit është një doktor i mirë por jo edhe një menaxher i mirë në Pushtetin Lokal, andaj, pas zgjedhjeve do të kthehet si mjek në shërbim të pacientëve.