Hasani zyrtarizon padinë për shpifje ndaj Taravarit

Ashtu siç bëri me dije gjatë ditës së diel Gostivari Sot, kryetari i Bashkimit Demokratik për Inegreim – BDI dega në Gostivar, Bashkim Hasani sot deri te gjykata themelore e Gostivarit ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Hasani ka autorizuar avokaten Arta Hajdari – Imeri për të ndjekur procedurën gjyqësore.

Marketing

Pas dorëzimit të padisë penale për shpifje, në dajlje nga gjykata Hasani u prononcuar për mediat.

“Autorizova avokaten Arta Hajdari – Imeri që të parashtron padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili pa asnjë argument apo dëshmi poston foton time në faqen e tij në Fejsbuk dhe akuzon përfshirjen time në një rast të cilën e ka udhëheq Policia e shtetit për parandalim të aktiviteteve ilegale, aksion i cili është për tu përshëndetur dhe fajtorët duhet dënuar. Pasi të konstatohet fajsia e tyre nga drejtësia e vendit, atëherë ne mund të gjykojmë veprimet e tyre”, tha Hasani.

Hasani u shpreh që e kupton garën politike mes individëve dhe partive politike, por nuk mund ta kupton veprimin e Arben Taravarit.

“Gostivari është një vend i vogël ku të gjithë ne njihemi mes veti se si jemi dhe si punojmë. Jam i bindur që as njerëzit më të afërt të Taravarit nuk besojnë në akuzat që i bën ai. Ky veprim nuk ka spjegim tjetër veçse nëse Taravari nuk ka ndonjë çregullim shëndetësor. E për këtë edhe pse është mjek i mirë nuk mund ta shëroj vetën, por unë do ta sugjëroj që të mer ndonjë udhëzim mjekësor te ndonjë nga kolegët e tij dhe të bën shërimin e tij sa më shpejt që të mundet”, shtoi Hasani.

Si do të ishte ndjerë Taravari apo familja e tij, shtoi Hasanim nëse unë do ta akuzoja pa asnjë dëshmi apo informatë se djali i tij konsumon mjete narkotike. Ato do të njeheshin keq e mua do të më quanin si i sëmurë psiqik.
“Andaj ftoj gjykatën që sa më shpejt të procedon lëndën me qëllim që të parandalohen këto dukuri dhe shpifje pasi njolloset personaliteti i njeriut, sjellin shqetësim tek familjet tona, shoqërinë dhe njerzit që na njohin. Ju faleminderit”, përfundoi Hasani.

Dje pasi Gostivari Sot publikoi lajmin për padinë penale, reagoi kryetari i komunës, Arben Taravari.

“Një here zbuluan drogë në veturën e vëllaut të vet dhe nuk u procesua rasti asnjëhere, mandej i kapën bashkpartiakët e tij në aeroport të Shkupit me 1 ton amfetamina, dhe rasti me siguri ende askundi, dhe tash ia kapën bashkpuntorët më të afërt me 100 kg drogë, dhe tash mafia politike do më padise mua. Urdhëroni këtu jemi, e luftojmë mafinë”, shkruan Taravari, përcjell Gostivari Sot