Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka postuar disa fotografi me presidentin rus Vladimir Putin.
Thaçi thotë me kreun rus ndër tjera ka biseduar për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësisë së arritjes të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese.
“Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë. “Nëse ju (Kosovë –Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, ka shkruar Thaçi.
Ende nuk dihet nëse në këtë takim me presidentin e Rusisë, e cila e ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit është biseduar edhe për tejkalimin e kësaj vetoje, në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje të paqes.