Hashim Thaçi vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në Kosovë.

Marketing

Thaçit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë i është aprovuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e sëmurë.

Kjo është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vizita është lejuar siç ceket në përgjigje për “arsye bindëse humanitare”.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Ish presidenti aktualisht ndodhet në Burojë, aty ku jetojnë prindërit e tij.

Marketing