Hati e TikTok-ut ndalohet nga policia, i konfiskohet makina luksoze

Hati, ylli i famshmëm i TikTok-ut, është ndaluar nga policia rrugore në Shqipëri.

Marketing

Kjo pasi ajo postoi një video ku shihet në makinën e saj Porsche duke treguar se po ecën me shpejtësi.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale, ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S., si dhe shtetasen H.B., e cila drejton një automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Marketing