Haxhi Hoti u arrestua nga Policia e Kosovës për veprën penale “shtytje në vrasje”

Kandidati për deputet nga radhët e partisë, Nisma Socialdemokrate, është arrestuar mëngjesin e sotëm për veprën penale “Shtytje në vrasje”, kjo pasi që ai mbërmë përmes një shkrimi në “facebook” dyshohet se kërcënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Marketing

Hoti sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraiqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë rast.