Haxhi Krasniqi anulon meçin kundër Hartel, kjo është arsyeja

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do të pushojë për disa muaj nga aktivitetet në boks

Marketing

Kjo pasi Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit të bërrylit, njofton faqja e njohur SES Boxing, transmeton lajmi.net.

Boksieri nga Juniku e kishte të planifikuar meçin kundër ish-kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë gjithçka është anuluar.

Ishte pikërisht Hartel, i cili në maj të këtij viti mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.