Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka dhënë një lajm të ri përmes rrjeteve sociale.
Marketing
Ai hyri në Instagram për të njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se ëndrra e tij e madhe po bëhet realiet, pasi nesër hapet palestra e tij e parë.
Krasniqi tha se gjithmonë e ka pasur synim të ketë një palestër ku stërvitet vet dhe ku mund të shkojnë edhe shumë boksdashës të tjerë.
“ Miq të dashur, nesër bëhet një ëndërr e imja realitet, sepse do e hapim palestrën time të parë. Gjithmonë e kam pas synim për të poseduar një palestër ku unë stërvitëm për vetën time dhe ku mund të stërviten edhe shumë boksdashës të tjerë.
Kam punuar shumë gjatë për këtë dhe kam menduar shpesh herë si mund të duket palestra ime, koncepti i saj ka qenë sidomos një temë që e kam bashkbiseduar brenda ekipit timë shumë herë dhe ja ku janë të gjitha, në RK BOXING GYM. Çdo gjë është gati për 1 Tetorin dhe jamë shumë i lumtur sepse çdo gjë është bërë edhe më mirë e më bukur se që kam menduar. Pa ekipin timë dhe shoqërinë time të ngusht nuk e kisha arritur këtë dotë, prandaj jamë shumë krenar për të gjithë dhe mua më mbetët që t´ju thëm shumë shumë shumë faleminderit të gjithve”, ka shkruar ai.