Haxhiu: Seanca do të shtyhet për nesër, nuk janë 80 deputetë që duhet dhënë votën

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se beson që së pari deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhej të merrnin mesazhin që qytetarët kanë dhënë në zgjedhje.

Marketing

“Siç e kam thënë edhe më parë për herë të parë Kosova ka pasur edhe kandidate për presidente, ndonëse zgjedhjet ishin parlamentare, pasi ne donim të ishim transparent. Duke pas parasysh se zonja Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota është e qartë se qytetarët në njëfarë forme e kanë përkrahur propozimin tonë, është e vërtetë që duhet të ndodhë votimi në Kuvend, por që praktikat kur shkelet vullneti i qytetarëve i kemi parë edhe në të kaluarën e partitë që e kanë bërë një gjë të tillë më pas janë ndëshkuar nga qytetarët”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Haxhiu deklaroi se sonte nuk do të ketë vazhdim të seancës dhe beson që kjo seancë do të vazhdoj nesër.

“Unë besoj se sot do të shtyhet seanca, për faktin se nuk janë 80 deputetë që duhet të japin votën në kuti, pasi vetëm prania në sallë nuk është e majftueshme. Besoj se seanca do të vazhdojë nesër”, shtoi ajo