Haxhiu tregon se kush do të jetë kandidat për kryeministër në rast të një koalicioni parazgjedhor me LDK-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se thënë se kryetari i partisë së saj, Albin Kurti, duhet të jetë kandidat për kryeministër në rast se krijohet një koalicion parazgjedhor mes Lëvizjes vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Marketing

“”LDK-ja e ka pasur mandatin e kaluar e për bindjen time nuk ka bërë ndonjë veprim që e ka dalluar nga qeverisjet e kaluara. Çka dua të them është se i vetmi subjekt dhe i vetmi person që sjellë ndryshime është Albin Kurti” tha Haxhiu.

Ajo e arsyetoi idenë e saj me faktin se në vitin 2017 VV-ja ka dalë subjekti më i madh politik në vend dhe i takon kryeministri.

Haxhiu gjithashtu shtoi se Partia Demokratike e Kosovës “e ka humbur toruan” për faktin se kjo e fundit e akuzoi Vetëvendosjen si anarkiste. E gjitha kjo sipas saj është indikator “se PDK-së po i vjen fundit”.

Ajo gjithashtu shtoi se sipas saj më së miri do të ishte që të gjitha partitë politike të garojnë të vetme në zgjedhje e jo në koalicione.

“E mira është që të gjitha të garojnë vet. Vetëvendosje vet; PDK-ja vet; LDK-ja vet … por ata do të bëjnë gjithçka që të mos shkojnë si subjekte të ndara” tha Haxhiu.