Haxidakis: Demokracia e Re nuk do të ndryshojë qëndrimin për Marrëveshjen e Prespës

Mbetemi në pozicionin tonë, e qartë është deklarata e Kirijakos Micotakis për këtë çështje dhe nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë, thotë nënkryetari i opozitës greke Demokracia e Re, Kostis Haxidakis në intervistën për radion “Praktorio fm”.

Marketing

“Presim të shohim pas referendumit dhe rezultatin e tij, si do të veprojë qeveria. Z. Cipras dhe z. Koxias thonë se kanë shumicë në Kuvend, ashtu që, pasi që e kanë le ta sjellin për ta mbështetur këtë marrëveshje. Ne, atë që e shohim për çdo ditë është se pala tjetër pohon se janë maqedonas, se flasin gjuhën e pastër maqedonase dhe mendoj se me këtë konfirmohet ajo se kishin të drejtë të gjithë ata të cilët e kritikonin këtë marrëveshje që paraqet ngarkesë për njërën palë “, thotë Haxidakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s.

Marketing