Hazard firmos me Borusia Dortmundin

Sulmuesi 26-vjeçar belg, Torgen Hazard, që këtë sezon luajti me skuadrën e Borusia Mynshengladbah, ka konfirmuar sezonin tjetër do të luajë me Borusia Dortmundin. Hazard e zyrtarizoi këtë transferim pas përfundimit të ndeshjes mes këtyre dy skuadrave, e vlefshme për javën e fundit të Bundesliga.

Marketing

“Kam patur kontakte me Vitsellin, madje mund të them se flasim rregullisht. Do të më japë këshillat e duhura për sezonin tjetër dhe pres të më ndihmojë shumë. Transferimi te Borussia ishte diçka e pritshme. Kur merr një ofertë të tillë nga një ekip i madh ndjehesh krenar dhe i motivuar. Tani shoh me optimizëm të ardhmen dhe pres që Witsel të më ndihmojë për t’u ambientuar sa më shpejt me ekipin e ri”, tha mes tjerash Hazard në një intervistë për “Eleven Sports”.