23:58 | 27 Prill 2021
23:58 | 27 Prill 2021
Eden Hazard është rikthyer në shtëpinë e tij ‘Stamford Bridge’ në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Real Madrid ndaj Chelsea.
Në këtë ndeshje, Hazard u inkuadrua në minutën e 66-të për të zhvilluar më shumë se 25 minuta në shtëpinë e tij ku u bë i njohur në gjithë futbollin evropian, shkruan lajmi.net.
Pas përfundimit të ndeshjes, belgu në një deklaratë të shkurtër reagoi duke thënë se nuk do të jetë aspak e vështirë, mirëpo ata janë duke menduar vetëm për kualifikimin tutje.
“Javën tjetër në Stamford Bridge, nuk do të jetë e lehtë. Por ne jemi Real Madrid dhe mund të fitojmë”, tha Hazard.
Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet më 5 maj./Lajmi.net/