Eden Hazard ka thënë se tani nuk është momenti për të vendosur për të ardhmen e tij, duke u deklaruar vetëm te Chelsea.
Ylli belg ka regjistruar një fillim mbresëlënëse këtë sezon në Premierligë, duke u vlerësuar për herë të parë viteve të fundit në një nivel të afërt me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
27 vjeçari asnjëherë nuk ka fshehur ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madrid, dhe kjo ka rritur spekulimet për një transferim të mundshëm të tij në La Liga.
Por të ardhmen e tij Hazard do ta zbulojë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni, pasi tani është i përqendruar te Chelsea.
“Jam duke menduar vetëm për Chelsean tani. Gara zgjat shtatë apo tetë muaj, pas kësaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Trajneri e ka të njëjtën filozofi në futboll si unë. Ai gjithmonë mendon për topin. Ai mendon si ne, lojtarët, për futboll”, ka thënë Hazard.
Chelsea këtë sezon synon të fitojë Premierligën dhe Ligën e Evropës.