Për nder të të rënëve për liri, të cilët na lanë ideale atdhetare dhe parime sakrifice, sot në Ditën e dëshmorëve, në kuadër të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, realizuam homazhe në varrezat dhe pranë pllakave përkujtimore në Rakovec, Novo Sellë, Reçicën e madhe, Reçicën e vogël, Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë.
Gjurmët e gjakut të tyre do na mbajnë përjetësisht të përkushtuar në vazhdimin e rrugës për të cilën ata u flijuan dhe me guxim do rikrijojmë vlera të tjera kombëtare.
Bashkëndjejmë me familjet e dëshmorëve!
Ata ranë, për të mos vdekur kurrë!
Lavdi!