Hazbi Lika: Euforia plot shpresë për ardhmërinë e këtij vendi, sot po ndihet gjithandej!

Zv kryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se euforia shpresa për ardhmërinë e këtij vendi po ndihet gjithandej.

Marketing

Lika mes tjerave ka shkruar:

Euforia plot shpresë për ardhmërinë e këtij vendi, sot po ndihet gjithandej

Nisma e ndryshimeve kushtetuese e cila u miratua mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë paraqet moment historik dhe hap të madh për demokracinë në vend dhe në rajon.

Shtegu drejt BE-së dhe NATO-s tani është i hapur! Kemi hedhur hapin e parë drejt stabilitetit, qëndrueshmërisë ekonomike dhe mirëqenies shoqërore që qytetarët e këtij shteti meritojnë.

Njëkohësisht, dua të shpreh miënjohjen më të sinqertë ndaj 80 deputetëve që me votën e tyre reflektuan në favor të interesit të shtetit dhe ardhmërisë të trashëgimtarëve tanë.

Marketing