Nëntorët gjithnjë kanë pasqyruar rrugëtimin tonë drejt betejave kombëtare që i kemi fituar denjësisht. Meritorët e kësaj krenarie na kanë lënë ideale atdhetare, na kanë bërë të mbetemi përjetësisht të përkushtuar në shtimin e hallkave të dinjitetit.
Gjurmët historike janë rezultat i atdhedashurisë, andaj të duam veten, të duam atdheun dhe kombin!
Të përkulur me nder për meritorët, uroj të rikrijojmë arritje të reja për pasardhësit tanë!, ka shkruar në facebook zëvendës kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.