Haziri: Çdo vit në Gjilan janë subvencionuar mbi 2 mijë familje bujqësore, me kosto prej 2 milionë euro

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është krenar që e ka ruajtur programin për mbështetjen ndaj familjeve bujqësore.

Ai ka thënë se për çdo vit në Gjilan kanë përfituar nga subvencionet mbi 2 mijë familje bujqësore, me kosto prej mbi 2 milionë euro.

Marketing

“Kjo mbështetje ndaj familjeve bujqësore është arritur fal partneritetit të madh mes Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve që janë organizata të fuqishme ndërkombëtare.

Në mandatin e fundit, shuma totale e mbështetjes për fermerët e kalon shifrën 8 milionë euro”, ka thënë Haziri.