Hedhja e bombës në një shtëpi në Kumanovë, tre të dyshuar

SPB Kumanovë parashtroi padi penale kundër tre personave në lidhje me rastin me mjetin e hedhur shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Kumanovë më 27 maj, të këtij viti.

Marketing

Siç kumtojnë nga MPB, janë parashtruar padi penale kundër S.T.(49) nga Kumanova për shkak të ekzistimit bazë të dyshimit për kryerjen e veprave penale “nxitje” në lidhje me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe “përpunim i palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose substanca shpërthyese”, kundër I.SH (53) nga fshati Orizarë, komuna e Likovës për vepër penale të bërë “nxitje” në lidhje me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër S.A. nga fshati Orizare, komuna e Likovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të bërë “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “përpunim i palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe substanca shpërthyese”.

“Në fillim të muajit maj të vitit 2018 në një kafe bar në Kumanovë i denoncuari i parë S.T. ka kërkuar nga i denoncuari i dytë I.Sh. të dakordojë me personin e tretë, për kompensim në para prej 1.000 euro, personi të hedhë mjet shpërthyes-bombë, në oborrin e shtëpisë së D.G. nga Kumanova. Pas asaj, S.T. personit I.Sh. ia ka dhënë mjetin shpërthyes-bombë, pas së cilës ai ia ka dhënë personit S.A. i cili më 27.05.2018 rreth orës 03:30 e ka hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë së D.G. në rr. “Slavisha Vajner” në Kumanovë”, citojnë nga MPB.

S.A. është arrestuar dhe nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masë paraburgimi.