hefi i ushtrisë kroate për vizitë në Shkup

Për vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të qëndrojë delegacion i lartë i forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kroate, gjenerali Mirko Shundov.

Marketing

Gjenerali Shundov në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjenerali Shundov do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes.

Delegacioni i FA të Republikës së Kroacisë, pritet ta vizitojë edhe një pjesë të komandove dhe njësitet e Armatës, ku do të njoftohet me misionin e tyre, detyrat dhe trajnimet.