Dita e dytë që nuk qarkullojnë trenat e pasagjerëve dhe mallrave në vend pasi stafi i makinerive dhe ai ekzekutiv i Hekurudhave Transport të RMV-së e filloi bojkotin dje në mëngjes për shkak të mosdhënies të pjesës së dytë nga paga për muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Dushko Çakarovski, përfaqësues i stafit të makinerive, deklaroi se bojkoti vazhdon deri në plotësimin e kërkesës. Nga menaxhmenti i kompanisë, siç thotë ai, ka njoftime se nesër do të paguhet pjesa e dytë e pagës, por për momentin nuk ka ndryshim në vendim.
Për të njëjtën arsye, ka pasur një bojkot edhe në gusht të vitit të kaluar.