Helidon Gjikoka humbet betejën e tretë; lihet “Arrest me burg” se i përlau djalit të dajës pronën “Ambla Beach”

Vuloset me prova krimi për pronësinë e resortit “Ambla Beach” në Gjilekë-Himarë të Ilir Kokës, që Helidon Gjikoka, djalë daje i tij e grabiti dhe e regjistroi me dokumente false në Kadastrën Vlorë, duke e mbrojtur me procese të blera në policinë, prokurorinë e gjykatën lokale.
Për këtë krim, Helidon Gjikoka, 8 muaj më parë është dënuar me masë paraprake “Hetim në gjendje arresti me burg”; por vetëm 1 javë para prangosjes, ai u njoftua nga gjyqtarët Altin Abdiu e Gramoz Levanaj të Gjykatës së Faktit e Apelit-Tiranë dhe u arratis në Angli.

Nga arratia ku është strukur, Helidon Gjikoka, më 13.04.2021 ka kërkuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, heqjen e masës “Arrest me burg e në kërkim”; por gjyqtarja Edlira Petri, mbështetur në provat e shumta, më 19 prill e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Marketing

Pas rikthimit të hetimit nga Gjykata e Apelit-Vlorë, pas masës “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pas sekuestros së resortit të vjedhur “Ambla Beach” në Gjilekë-Himarë; vendimi i Apelit-Tiranë, është humbja e formës së prerë për Helidon Gjikokën.
Kujtojmë, se nga shefat e drejtësisë në Vlorë, Helidon Gjikoka u la i lirë dhe iu njoh si e ligjshme grabitja e resort “Ambla Beach” në Gjilekë-Himarë, pronësuar me dokomente false e në bashkëveprim me bandën ALUIZNI-Kadastra Vlorë.

Pas denoncimit prej pronarit legjitim, Ilir Koka, u vunë në lëvizje drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës; të cilët në muajin shtator 2020, provuan krimin e grabitjes së kësaj prone; në bazë të të cilave u vendos prangosja e Helidon Gjikokës dhe hetimi i bandës me 12 zyrtarë të Noterisë, ALUIZNI e Kadastra Vlorë-Tiranë; të cilët ndihmuan kundrejt ryshfetit.

Avokatët e Helidon Gjikokës, tentuan të përdornin në gjykatën e Apelit Tiranë, një vendim të prokurores së Vlorës, Elona Alvora për “mos-fillimin e hetimeve”; por ky vendim është rrëzuar nga Gjykata e Apelit-Vlorë, që ka urdhëruar prokuroren Elona Alvora të ri-kryejë hetimet.

Tashmë, edhe me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit-Tiranë, falsifikatori Helidon Gjikoka, është lënë në masën “Arrest me burg e në kërkim ndërkombëtar”; ndërsa resorti me sipërfaqe truall 1353 m2 e 451 m2 objeke, është sekuestuar me vendim të Prokurorisë Tiranë.
Helidon Gjikoka, nuk ka mundur të fitojë (blejë) lirinë, së pari, sepse i është provuar krimi i falsifikimit e grabitjes së pasurisë në fjalë, por dhe për faktin, se prej 8 muajsh është në kërkim ndërkombëtar, duke iu shmangur përballjes me drejtësinë.

Përballë humbjes në gjykatën e Apelit-Tiranë dhe lënies në fuqi të masës “Person në kërkim”; rruga e vetme për falsifikatorin Helidon Gjikoka, është vetë-dorëzimi e përballja me drejtësinë.

Fakt/ Ai është në hetim, së bashku me 7 zyrtarë të ALUIZNI e Kadastrës Vlorë-Tiranë, marrë të pandehur për akuzën “Shpërdorim detyre e Falsifikim i dokumentave zytare në bashkëveprim”, duke përvehtësuar pasurinë “Ambla Beach” në Gjilekë-Himarë.
Kjo pasuri, tashmë është “ngrirë” në Kadastrën e Vlorës, si “provë krimi” e kryer prej Helidon Gjikokës, duke ia grabitur kushëririt të tij, Ilir Koka, nëpërmjet përdorjes së një kontrate qeraje dhënë nga pronari legjitim Ilir Koka, vetëm për përdorim të resortit.
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë Tiranë, personat kryesor që kanë ndihmuar Helidon Gjikokën për grabitjen e kësaj prone, janë Ardian Musta, ish-Drejtor i ALUIZNI Vlorë, inspektori i ALUIZNI-Vlorë, Adiseldo Rrapaj, avokati Ariton Kasaj dhe Enida Bukuroshi e Jonida Hallvaxhiu, zyrtare të Kadastrës Qendrore-Tiranë. (Në vijim fakte të tjera).