Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes piloti

Një helikopter u rrëzua mbi çatinë e një hoteli bregdetar në Cairns të Australisë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe zjarr. Autoritetet vendase bënë të ditur se piloti ishte i vetmi pasagjer në helikopter. Sipas tyre qindra qytetarë dhe stafi i hotelit luksoz DoubleTree by Hilton, u evakuuan, pasi helikopteri u rrëzua në ndërtesën pranë Cairns Esplanade, një shëtitore ujore e popullarizuar nga udhëtarët në qytetin verior të Queensland.

Marketing

Policia ka rrethuar zonën në brezin turistik të frekuentuar dhe kompania charter Nautilus Aviation tha se po punonte me zyrtarët ndërsa ata hetonin “përdorimin e paautorizuar” të një prej avionëve të kompanisë.

Dëshmitarët treguan për CNN momentet e tmerrit, teska panë helikopterin të rrëzohej mbi ndërtesë.

“Helikopteri kishte kaluar mbi pemë dhe një ndërtesë tjetër më të lartë përpara se të godiste çatinë e hotelit shtatëkatësh”, tha një nga dëshmitaret.

Marketing