Helmimi masiv në Krujë, Prokuroria merr nën hetim 3 zyrtarë

Pas helmimit të qindra personave nga uji në Krujë, Prokuroria ka marrë nën hetim 3 persona.

Marketing

Konkretisht nënhetim janë shetasit Ledio Çela Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa Drejtues teknik dhe Ervin Karafili Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë.

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka pezulluar po ashtu edhe nga detyra të tre shtetasit.