Helmimi në Shkodër, vajza 7-vjeçare ende në gjendje të rëndë

Mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 7-vjeçares nga Vau i Dejës, e cila dyshohet se është helmuar nga ilaçi i brejtësve në një magazinë pranë shtëpisë së saj.

Marketing

Për të njëjtën arsye mendohet se humbi jetën edhe vëllai i saj 3-vjeçar pasditen e 22 shkurtit.

Burime nga shërbimi i pediatrisë në QSUT thonë se pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive.

Ndërkohë, drejtues të spitalit të Shkodrës kanë treguar dinamikën e ngjarjes, përpjekjet e mjekëve për të mbajtur në jetë 3-vjeçarin dhe dërgimin me urgjencë të motrës së tij drejt Tiranës.

Familjarët kanë qenë të rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nga policia priten rezultatet e analizave toksikologjike. Referuar shenjave të pacientëve të vegjël dhe informacioneve të marra nga familjarët, dyshohet se të dy fëmijët janë intoksikuar nga ilaçi i brejtësve që prindërit kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë. (A2 Televizion).