Lëvizja Besa zyrtarisht me ftesa zyrtare drejtuar partive politike shqiptare për t’u mbledhur në tryezën e përbashkët me qëllim të unifukimit të qëndrimeve për heqjen e 20% nga kushtetuta dhe zëvendësim me termin gjuha shqipe. Zëvendës kryetari i partisë Arianit Hoxha tha se takimi do të mbahet javën tjetër pas dakordimit të përbashkët, ndërkaq ftoi partitë që të tejkalojnë suetat e tyre për pjesëmarje.
“Pikërisht duke e ditur se në këto momente shum të rëndësishme mund të jetë pengesë çështja e bajraktarizmit, ne kemi thënë se duhet të tejkalohen. Nuk ka asnjë lloj interesi intern partiak, nuk ka asnjë lloj interesi të përfitimit të poenave politik. Është një çështje që të gjitha partitë edhe në forma deklarative e kanë thënë dhe nuk presim që të ketë ndonjë lloj problemi apo bajraktarizmi sepse kjo është çështje që do unifikim.”, tha zv/kryetar i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.