Herësi “djeg” edhe Bardh Spahinë, ish-deputeti i PD nuk arrin të futet në Kuvend

Ashtu sikurse Ilir Beqaj në kampin socialist, edhe demokrati Bardh Spahia nuk ka mundur ta thyejë herësin për të siguruar një mandat deputeti në katër vitet e ardhshme në Kuvend.

Pas përfundimit të numërimit në të gjitha qendrat e votimit në Shkodër, Spahia ka arritur të sigurojë 7219 vota, nga 9441 që i duheshin në total.

PD arriti të sigurojë 5 mandate në qarkun e Shkodrës, por Spahia ishte renditur i shtati në listën e kandidatëve demokratë në këtë qark.

Marketing

Duke qenë se asnjë nga kandidatët në listat e PD apo PS nuk kanë arritur ta thyejnë herësin, lista e deputetëve fitues sipas radhës nuk pritet rë ketë ndryshime.

PSD 2 mandate

Gledis çeliku

Meri Markiçi

LSI 1 mandat

Agron Çela

PD 5 mandate

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

PS 3 mandate

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci