Interi ka marrë një tjetër fitore të çmuar këtë mbrëmje që e mbajnë në krye të klasifikimit.Takimi Bolonja-Inter përfundoi me rezultatin 1-2.
Ka qenë skuadra vendase që ka kaluar fillimisht në epërsi me anë të Soriano në minutën e 59’.
Zikaltërit kanë gjetur rrjetën e barazimit me anë të Lukakut në minutën e 75’.
Ka qenë sërish sulmuesi belg ai që ka shënuar golin e fitores dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 90+2’ nga pika e 11-metërshit.