Heroi i Kroacisë rrezikon finalen

Fluturoi në fushë ndaj Anglisë, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Por 120 minutat e Perisiçit në “Luzhniki” ishin sfilitëse, aq sa ai përfundoi në spitalin e Moskës pas ndeshjes, si pasojë e një tërheqjeje muskulore pas kofshës së majtë.

Marketing

Doktorët i vunë akull që në fushë për të mos lejuar ënjtjen. Sipas “Daily Mail”, ai është në dyshim, por kroatët janë gati të hyjnë edhe të fashuar në finale.

Marketing