Heshten ngacmimet seksuale në vendin e punës

Sasia e ngacmimeve në vendin e punës nuk është e dokumentuar mirë sepse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e grave të cilat janë viktimë. Bazuar nga sondazhet që janë duke u zhvilluar nga Organizata për hulumtim “Reaktor – hulumtime në veprim” në Shkup, (OHRSH), konstatohet se ekziston shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale ndaj grave në punë për të cilat nuk ka mekanizma për mbrojtjen e saj, shkruan gazeta Koha transmeton Zhurnal.mk

Marketing

Gjithsej 45% e të punësuarve janë viktimë e ngacmimeve në punë, prej tyre 36.6% janë gra në krahasim me 24.6% të cilët janë burra. 61% e ngacmimeve ndodhin në sektorin privat ndërsa 33.7 % në sektorin publik.

40.6 % e viktimave ju kanë nënshtruar shakave, gjesteve ose zërave seksual, 16.4 % kanë raportuar incident si prekje të pjesëve të trupit, ndërsa 15.5% e pjesëmarrësve kanë raportuar se kolegët kanë kërkuar nga ata marrëdhënie seksuale. 64% të këtyre akteve janë kryer nga një burrë ku 65.2% kanë qenë në pozita më të larta se viktimat. Viktimat në ngacmimet seksuale raportuan se 44.5% e tyre nuk i kanë treguar askujt për ngacmimet në të cilat kanë hasur.

Ndërkaq sot, Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmÇam) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizoi ngjarjen “Krijimi i një ambienti të sigurtë pune për gratë” në Shkup, në kuadër të fushatës “Dëgjo !, 16 ditë aktivizim kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Sneshka Iliç nga OHRSH, theksoi se ngacmimit seksual në vendin e punës rrallë inicion kontest gjyqësor dhe më shpesh e gjithë puna sillet rreth asaj çfarë ka bërë ajo dhe nëse ka provokuar. Në bazë të ligjit gratë duhet fillimisht të drejtohen tek punëdhënësi dhe nëse ky problem nuk zgjidhet atëherë ka mbrojtje gjyqësore ku gratë mund të drejtohen, siç theksoi edhe Iliç këto procedura janë të gjata dhe të shtrenjta, mirëpo shumica e grave nuk kanë guximin e duhur ti paraqesin këto raste për shkak vetëdijesimit shoqëror.

“Lidhur me ketë temë besoj se do të organizojmë ngjarje e cila nuk ka ndodhur deri më tani, në drejtim të marrjes së mekanizmave për mbrojtjen e grave në punë, çka mund të bëjmë ne dhe shteti. Për momentin nuk kemi kërkime gjithëpërfshirëset që tregona sa është shkalla e ngacmimit seksual të grave në vendin e punës në Maqedoni. Duhet të bëhen hulumtime konkrete dhe të shqyrtohet më pas nëse implementimi i ligjit ekzistues është i mjaftueshëm dhe se a ka mekanizma të mjaftueshme për mbrojtjen e grave”, tha Iliq.

Dijana Despodov, drejtor ekzekutiv nga Dhoma Amerikane e biznesit në Maqedoni tha se vendi i punës është aty ku ne kalojmë pjesën më të madhe të kohës prandaj duhet të krijohet atmosferë ku gratë mund të ndjehen të lira për të përmbushur potencialin e tyre dhe të jenë sa më produktive.