Hetim i prokurorisë për vrasjen e mbrëmshme në Shkup

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dha Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për veprën penale – Vrasje, informojnë nga PTHP Shkup.

Marketing

“Njëzet e katër vjeçari i dyshuar, më 12 prill rreth orës 23, gjatë kryerjes së dhunës familjare në shtëpinë e tij, e ka privuar nga jeta babain e tij. Ai pas një zënke verbale për shkak të marrëdhënieve paraprake jo të mira familjare, i dyshuari i është afruar babait të tij dhe i ka shkaktuar disa plagë me thikë në dorë, kokë dhe qafë”, bënë të ditur nga prokuroria e Shkupit.

I dëmtuari informojnë nga prokuroria kishte arritur të largohej dhe kishte shkuar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, që ishte në afërsi të vendbanimit të tij, që t’i jepet ndihmë mjekësore. Por për shkak të gjakderdhjes së madhe si pasojë e plagëve, ai kishte ndërruar jetë para hyrjes së Qendrës Klinike.

Pasi ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezik që i dyshuari të arratiset ose ta pengojë procedurën penale duke ndikuar ndaj dëshmitarëve, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit.