E rregulluar sipas inflacionit, paga minimale në SHBA pësoi një rënie me 20 për qind nga viti 1967 në vitin 2010.
Gjatë Ruletës Ruse, një pistoletë e lubrifikuar dhe e mirëmbajtur, ka një shans më të madh që të mos qëllojë plumbin, pasi graviteti e bllokon këmbëzën.
“Dollari” është një formë e anglikanizuar e holandezez “daler”, që përdorej gjerësisht në Karaibe dhe Nju Amsterdam (Nju Jorku i sotëm) gjatë viteve 1600-1800. Vetë daleri, është një formë e shkurtuar e gjermanes “Joakimshtaler”, një monedhë e prodhuar në vitet 1300 në Joakimshtal në Bohemi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa ushtarë polakë arritën të zbusnin një ari. Ai përdorej për të transportuar municionet, bërë mundje me ushtarët, dhe pinte rregullisht birra.
Ne jetojmë aktualisht 80 milisekonda në të shkuarën, pasi kjo është koha që i duhet trurit për të përpunuar informacionet që merr.
Elefantët kanë kaq shumë frikë nga bletët, sa edhe zhurma më e lehtë e tyre, mund të shkaktojë largimin me vrap e në panik të të gjithë tufës. Elefantët kanë të zhvilluar madje një aftësi për të sinjalizuar njëri-tjetrin, nesë ndodhen bletë aty pranë.
Para shekullit XX, vdekja e një Pape konfirmohej duke e goditur atë në kokë me një çekik prej argjendi.
Në vitin 300 të Erës Sonë, gjatë sundimit të Dinastisë Çin në Kinë, zyrarët e qeverisë mund të përdornin analizën e gjurmëve të gishtërinjve në një skenë krimi, si një mjet ndihmës për të identifikuar autorët e mundshëm. Ata e dinin se nuk kishte dy njerëz me të njëjtat shenja të gishtërinjve.
Nazistët hartuan në vitin 1939 një plan për të falsifikuar paundin britanik, me qëllim shkaktimin e një hiperinflacioni në ishull. Duke përdorur të burgosurit në një kamp përqëndrimi, ata prodhuan 132 milionë pund, ose 7 miliardë paund me kursin e sotëm. Nasistët patën pjesërisht sukses në atë operacion.
Gjatë Mesjetës, nofkat ritmike ishin bërë të zakonshme, dhe kjo qe arsyeja se përse Bill është shkurtesë për William (Will), dhe Dick është nofka për Richard(Rick).
Në vitin 1966, ushtria amerikane lëshoi një agjent bakterial ne metronë e qytetit të Nju Jorkut, për të provuar sesa të prekshëm ishin pasagjerët ndaj agjentëve biologjikë.
Një hapësirë prej 795 miljesh katrorë në Bir Taëil, ndërmjet Egjiptit dhe Sudanit, mbetet e papretendur nga asnjë prej dy kombeve. Ky është e vetmi territor i pa pretenduar përveç Antarktidës.
Fraza e famshme:”Jepini njeriut një peshk dhe ai do të hajë për një ditë; mësojeni si të peshkojë, dhe ai do të hajë gjatë gjithë jetës”, nuk ka ardhur as nga proverbat e vjera kineze, Torah, Bibla apo ndonjë libër tjetër i famshëm. Kjo fjalë u urtë u krijua nga Ana Isabela Riçi, vajza e shkrimtarit të famshëm anglez Uilliam Thekëri në vitin 1885.
Në Panairin Botëror të Parisit në vitin 1889, i famshëm për ndërtimin dhe përurimin e Kullës Eifel, ekzistonte veç të tjerash edhe “Kopshti Zoologjik i Zezakëve”, ku 400 zezakë u ekspozuan të mbyllur nëpër kafaze si një nga atraksionet e aktivitetit.