Hetimet për krimet zgjedhore, SPAK: 115 kallëzime, 35 procedime penale

Deri më datë 5 maj, janë regjistruar 115 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare.

Këto përfshijnë kallëzime të ardhura nga subjekte politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga qytetarët dhe Platforma Online, si dhe iniciativa të nisura kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Nga këto, janë hapur 35 procedime penale, prej të cilave 8 janë iniciuar direkt nga SPAK.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

Kallëzime nga subjekte politike

Referime nga Policia e Shtetit

Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Denoncime nga Platforma Online

Denoncime nga qytetarët

Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

Janë regjistruar 35 procedime penale.

Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK./

Marketing