Hetimi për tragjedinë në Koçan, Toshkovski: Nuk po amnistohet askush

Edhe pse hetimi për ngjarjen tragjike në Koçan përfshin mbi 50 të dyshuar për veprimet e ndërmarra që nga viti 2008, nga ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski, gazetarët kërkuan përgjigje nëse hetimi do të zgjerohet edhe për veprimet dhe lëshimet eventuale për vitin e fundit, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në pyetjen se pse hetimi sa i përket funksionimeve institucionale për vitin e fundit është i zbehtë, Toshkovski u përqendrua në veprimet e opozitës në të kaluarën dhe përfshirjen e 7 pjesëtareve të policisë në hetim. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që hetimi të zgjerohet edhe me pjesëtarë të tjerë të policisë.

“Amnezi kishte në të kaluarën, kur për fatkeqësi ku humbën jetën 75 persona humbën, MPB-ja nuk kishte ngritur kallëzim penal ndaj asnjë të dyshuari. Amnisti kishte atëherë. Unë nuk pajtohem se tani ka amnistim, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur në kontinuitet 3 kallëzime penale ndoshta dhe 4 dhe po veprohet për mbi 50 të dyshuar. I përgëzoj prokurorët të cilët treguan se me të vërtet ka mundur të punohet më ndryshe në Maqedoni. Siç e dini hetimin po e bën Prokuroria Publike. Ministria e Punëve të Brendshme i ngriti Kallëzimet Penale të cilët deri në momentin e marrjes së veprimeve vlerëson se është dashur të dorëzohen për secilin që ka dëshmi.”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Marketing