Hidhet “drogë” mbi çatinë e burgut të Tetovës

Ditë më parë mbi çationë e burgut të Tetovës dikush nga jashtë burgut ka hedhur një pako me përmbajtje narkotike. Pakoja është hedhur tek pjesa e pullazit ku shëtisin të burgosurit. Kjo vepër është vërejtura nga një i punësuar i burgut i cili rastin e ka paraqitur menjëherë në Drejtorin e burgut, mëson Alsat nga burime brenda burgut.

Marketing

Pas kësaj drejtoria e burgut ka kërkuar ndihmë nga organet e policisë, të cilët kanë marrë pakon e dyshuar për hulumtime të mëtejme.

Ndërkohë që paralajmërohet se gjatë ditës së sotme do të merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen e autorit dhe porositësit e “drogës”.

Marketing