Hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës gjatë protestës, dera e ndërtesës përfshihet nga flakët

Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës.

Marketing

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Një numër i lartë forcave të policisë kanë rrethuan zonën, derisa të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë ku kjo e fundit u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur atyre për mbarëvajtjen e tubimit. /Euronews.al