Hidhet nga lartësia e spitalit në Tiranë, ndërron jetë 60 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë.

Marketing

Një 60-vjecar është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Balkanweb” raporton se pacienti është hedhur nga spitali Covid 2 Shefqet Ndorqi.

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.