Hidhet një bombë dore në një oborr në fshatin Rramanli të Kumanovës

Në oborrin e një shtëpie në fshatin Rramanli të Kumanovës është hedhur një bombë dore e cila nuk ka shpërthyer, transmeton Almakos.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur me 8 qershor në orën 11, ku në SPB Kumanovë M.A. nga fshati Mateç e ka lajmëruar rastin se te dhëndërri i tij Xh.G. në fshatin Rramanli në oborrin e shtëpisë iu është hedhur bombë.

Pas kryerjes së kontrollit nga SPB Kumanovë është konstatuar se bëhet fjalë për bombë dore e tipit F1.

Me udhëzim të prokurorit publik e njëjta është dërguar për ekspertizë.