Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në vazhdimin e pasdites të seancës njëzëri e refuzuan kërkesën për apanazh të ish-prokurores speciale publike Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Zhvatja”.
Në seancë u konstatua nga aspekti juridik formal se nuk ekzistojnë arsye për pranimin e kërkesës se ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi.
Deputetët, gjithashtu, debatuan edhe për, siç theksuan “paturpësinë e Janevës të kërkojë kompensim të tillë nga Kuvendi”.