Hidhet poshtë padia penale e Gjykatëses Supreme kundër tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Prokuroria Themelore Publike Shkup e hodhi poshtë padinë penale të ngritur nga gjykatësja e Gjykatës Supreme kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshilli Gjyqësor të RMV-së për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim të nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Marketing

“Denoncuesja në padinë penale citoi se të denoncuarit, në përbërje të personave zyrtar, në periudhën nga shtatori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë vendosjes dhe votimit në seancë të Këshillit gjyqësor në të cilën është shqyrtuar raporti për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatëses të Gjykatës Supreme. Ato gjoja i kanë kaluar kufijtë e autorizimit të tyre zyrtar me qëllim që më rëndë t’i shkelin të drejtat e të dëmtuarës, ndërsa megjithatë për arsye personale dhe politike kanë kryer ndikim mbi anëtarët e tjerë të Këshillit gjyqësor gjatë vendosjes. Ashtu, propozimi i Komisionit i cili e ka shqyrtuar raportin i ka propozuar ndërprerje të procedurës gjykatëses së Gjykatës Supreme e kanë kthyer në përpunim, pastaj kanë zgjedhur anëtar të ri në Komision dhe kanë vendosur pa e njoftuar të dëmtuarën për rezultatet e votimit dhe për veprime plotësuese të zbatuara. Më 19.01.2021 Komisioni, pa kurrfarë rrethana plotësuese shtesë, ka sjellë propozim-vendim për shkarkim të gjykatëses në Gjykatën Supreme”, citohet në kumtesën e Prokurorisë publike.
Për shkak të vërtetimit të citimeve në padinë penale, prokurori publik i ka mbledhur listat e lëndës të Gjykatës Gjyqësore dhe detajisht i ka studiuar.

“Nga analiza e kronologjisë së veprimit të tërësishëm doli se Këshilli Gjyqësor në seancën e mbajtur më 29.09.2020 ka debatuar pas raportit të Komisionit me të cilin propozohet ndërprerja e procedurës kundër të dëmtuarës. Por, gjatë votimit nuk është arritur shumicë e nevojshme prej dy të tretave që vendimi të kalojë, dhe sipas nenit 60-të të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshill Gjyqësor është vlerësuar se nevojitet përpunim i lëndës dhe listat janë kthyer në Komision. Zgjedhja e anëtarit të ri të komisionit të lëndës është kryer me short, sipas nenit 56 paragrafi 3 i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshill gjyqësor. Nga procesverbalet konstatohet se njëra nga anëtaret e denoncuara të Këshillit gjyqësor aspak nuk është paraqitur për të marrë fjalën gjatë debatit për raportin, ndërsa e denoncuara tjetër është lajmëruar për të marrë fjalën dhe ka dhënë mendim të arsyetuar për të cilën nuk mund të thiret në përgjegjësi, duke i marrë parasysh të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të shënuara me ligj. Komisioni për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatësit ka mbajtur këshillim të ri dhe votim më 18.01.2021, por deri te Këshilli ende nuk ka dorëzuar raport me propozim-vendimin”, citohet në kumtesë.

Për ato arsye prokurori kompetent publik ka vendosur se në veprimtari e të denoncuarve nuk janë përmbajtur elementet e veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Vendimi është dorëzuar te e dëmtuara, e cila ka të drejtë të ankesës në afat prej tetë ditëve deri te Prokuroria e Lartë Publike Shkup.

Marketing