Sot është hedhur shorti i sezonit të ri të Serisë A, që do të nisë më 19 shtator.
Kampionët e Italisë, Juventusi, do ta nisë nga Torino sezonin me një përballje me Sampdorian. Milani do të jetë gjithashtu në shtëpi për ndeshjen e parë me Bolonjën ndërsa Interi do të luajë në transfertë me Beneventon.
Derbi “della Madonnina”, midis Milanit dhe Interit është rezervuar për javën e katërt të kampionatit.
Në javën e dhjetë do të luhet derbi i Torinos.
Kampionët do të zbarkojnë për herë të parë në San Siro në javën e 16-të për tu përballur me Milanin.
Java e 18-të do të jetë një nga më të priturat pasi do të zhvillohen dy nga ndeshjet më ikonike të Serie A, derbi i kryeqytetit Lazio – Roma dhe ai i Italisë, Inter – Juventus.
Më poshtë, kalendari i plotë i Serisë A: