‘Higjiena Komunale’ me aksion pastrimi në disa pjesë të Komunës së Sarajit

Nga dita e djeshme së bashku me Higjienën Komunale filluam aksion pastrimi në disa pjesë të Komunës së Sarajit.
Në këtë aksion u pastruan: rruga kryesore bashkë me disa rrugica në Saraj, dalja në autostradë, disa nga objektet fetare dhe shkolla e mesme. Gjithashtu ka filluar edhe pastrimi i deponisë në rrugën Gërçec – Shishovë.
Kjo iniciativë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim në vendbanimet e Komunës së Sarajit, kështu duke u siguruar që të kemi ambient më të pastërt dhe më të shëndoshë.
Marketing